United Hospital

Qytetarët kritikojnë dëgjimet buxhetore në Gjilan: “Po përsëriten të njëjtat premtime, pa u realizuar kërkesat”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Procesi i dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2027–2029 në Komunën e Gjilanit po shoqërohet me reagime kritike nga qytetarët, të cilët vlerësojnë se këto takime po humbin besueshmërinë për shkak të mungesës së realizimit të kërkesave të ngritura ndër vite.

Sipas komenteve të publikuara në rrjetet sociale të Komunës, shumë qytetarë shprehen se në çdo cikël dëgjimesh përsëriten të njëjtat prioritete dhe kërkesa, ndërsa investimet konkrete në terren mbeten të pakta ose nuk realizohen fare. Për këtë arsye, ata kërkojnë që institucionet komunale t’i trajtojnë me më shumë seriozitet propozimet e banorëve dhe të raportojnë publikisht për shkallën e zbatimit të tyre.

Një pjesë e qytetarëve kanë shprehur gjithashtu perceptimin se në këto takime pjesëmarrja dominohet nga aktivistë dhe simpatizantë të partisë në pushtet, duke i cilësuar dëgjimet si aktivitete me atmosferë parazgjedhore, më shumë sesa si konsultime të mirëfillta me qytetarët.

Mobi Casa

Në mesin e komenteve që ka tërhequr vëmendje është edhe ai i qytetarit gjilanas Toska, i cili shkroi: “Ma shumë paska emra fshatrave se sa njerëz pjesëmarrës në takim”, duke ironizuar pjesëmarrjen e ulët në debatet e organizuara nëpër lokalitete.

Dëgjimet buxhetore kanë për qëllim përfshirjen e qytetarëve në planifikimin e investimeve komunale, por reagimet e fundit tregojnë se një pjesë e opinionit publik pret më shumë transparencë, llogaridhënie dhe realizim konkret të prioriteteve të propozuara, në mënyrë që ky proces të fitojë besimin e qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.