ARKATANA

Kalaja e Binçës në qendër të vëmendjes shkencore, në Viti mbahet simpoziumi për historinë dhe trashëgiminë kulturore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Vitia është shndërruar në qendër të diskutimeve shkencore mbi trashëgiminë kulturore, me organizimin e Simpoziumit Shkencor “Kalaja e Binçës – Histori, Trashëgimi, Shqipëri”, një aktivitet që mblodhi studiues, profesorë universitarë, arkeologë, përfaqësues institucionesh, klerikë dhe veprimtarë të kulturës për të trajtuar vlerat historike e identitare të një prej monumenteve më të rëndësishme të rajonit.

Simpoziumi u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, dhe në organizim të Famullisë së Binçës. Gjatë punimeve u prezantuan kumtesa shkencore që sollën fakte, hulumtime dhe analiza mbi rëndësinë historike, arkeologjike dhe kulturore të Kalasë së Binçës, duke e vlerësuar atë si një pasuri të rëndësishme të trashëgimisë shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Sokol Haliti theksoi se ruajtja, studimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore janë obligim institucional dhe kombëtar, pasi përmes tyre ruhet identiteti historik dhe krijohen mundësi të reja zhvillimi për komunitetin.

FIDANISHTJA

Në kuadër të simpoziumit, Haliti prezantoi edhe kumtesën e tij me temën “Nga Kalaja e Binçës deri te Gryka e Moravës – Trashëgimia kulturore si vizion për zhvillim të qëndrueshëm”, ku paraqiti strategjinë e Komunës së Vitisë për mbrojtjen, valorizimin dhe promovimin e monumenteve kulturore, duke i konsideruar ato si potencial të rëndësishëm për zhvillimin turistik, ekonomik dhe kulturor të komunës.

Organizatorët vlerësuan se ky simpozium përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e kërkimeve shkencore dhe në promovimin e vlerave historike të Kalasë së Binçës, ndërsa Komuna e Vitisë ritheksoi përkushtimin për të mbështetur iniciativa që ruajnë dhe afirmojnë trashëgiminë kulturore si një nga shtyllat kryesore të identitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.