FIDANISHTJA

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 14 aktakuza ndaj 16 personave, dy të ndaluar për narkotikë dhe tentim-ryshfeti

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka intensifikuar veprimet e saj në luftën kundër kriminalitetit, duke ngritur 14 aktakuza ndaj 16 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar edhe dy persona me urdhër të prokurorit.

Sipas njoftimit të prokurorisë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një person për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, me masë ndalimi prej 48 orësh.

Ndërkohë, Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një person tjetër, gjithashtu për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënia e ryshfetit në tentativë”, rast që do të trajtohet në procedurat e mëtejshme hetimore.

Mobi Casa

Përveç ndalimeve, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, të cilët dyshohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Aktakuzat përfshijnë një rast për veprën penale “Sulmi”, një rast për “Vjedhje”, tri aktakuza kundër tre personave për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, si dhe një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Prokuroria ka bërë të ditur se procedurat penale do të vazhdojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa rastet do të trajtohen nga gjykatat kompetente, ku do të vendoset mbi përgjegjësinë penale të të akuzuarve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.