Kurti fton PDK-në, LDK-në dhe AAK-në në takim para seancës konstituive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takim tri partive opozitare në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Ekonomisë Online, Lëvizja Vetëvendosje u ka përcjellë ftesat Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Deri tani nuk dihet nëse tri partitë opozitare do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Kurtit dhe as koha kur pritet të mbahet takimi.


