United Hospital ngre standardin e kujdesit pulmonologjik, Dr. Musa Hoxha ofron diagnostikim dhe trajtim të avancuar për sëmundjet e mushkërive
Prishtinë – Sëmundjet e sistemit respirator vazhdojnë të jenë ndër sfidat më të mëdha shëndetësore, ndërsa diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi profesional mbeten faktorët kyç për ruajtjen e shëndetit të mushkërive dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve. Duke ndjekur standardet më të avancuara të mjekësisë moderne, United Hospital ka konsoliduar Departamentin e Pulmologjisë si një qendër të specializuar ku pacientët marrin shërbime gjithëpërfshirëse diagnostikuese dhe terapeutike, të mbështetura nga teknologjia bashkëkohore dhe ekspertiza profesionale.
Shëndeti i mushkërive kërkon diagnostikim të hershëm, trajtim profesional dhe përcjellje të vazhdueshme – standarde që ofrohen në Departamentin e Pulmologjisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë shërbime moderne dhe kujdes të specializuar sipas praktikave bashkëkohore mjekësore.
Në krye të këtij departamenti është Dr. Musa Hoxha, specialist i Pulmologjisë, i cili ofron një qasje të integruar për diagnostikimin, trajtimin dhe monitorimin afatgjatë të sëmundjeve të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Sipas tij, kujdesi ndaj shëndetit respirator nuk duhet të fillojë vetëm kur shfaqen komplikimet, por që në shenjat e para të sëmundjes, pasi ndërhyrja në kohë rrit ndjeshëm mundësitë për trajtim të suksesshëm.
Departamenti i Pulmologjisë në United Hospital ofron një gamë të gjerë shërbimesh specialistike, duke filluar nga konsultat dhe vizitat ambulatorike, ekzaminimet funksionale të mushkërive përmes spirometrisë, ultrazërin e toraksit dhe radiografinë torakale, të cilat mundësojnë diagnostikim të shpejtë dhe të saktë të patologjive respiratore.
Një ndër segmentet më të avancuara të këtij departamenti është Kabineti i Bronkoskopisë, ku realizohen procedura diagnostike dhe terapeutike me teknologji moderne për ekzaminimin e rrugëve të frymëmarrjes, duke mundësuar identifikimin e hershëm dhe trajtimin efektiv të sëmundjeve komplekse pulmonare.
Për pacientët që kërkojnë trajtim më intensiv, United Hospital ofron hospitalizim të specializuar me monitorim të vazhdueshëm, terapi me oksigjen, menaxhim të insuficiencës respiratore dhe kujdes multidisiplinar për rastet më të rënda klinike. Këto shërbime mbështeten edhe nga një laborator modern, i cili siguron analiza të plota diagnostikuese për të garantuar diagnozë sa më precize dhe vendimmarrje të shpejtë terapeutike.
Në këtë departament trajtohen me sukses një gamë e gjerë patologjish respiratore, përfshirë sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive (COPD), astmën bronkiale, fibrozat mushkërore, pneumoninë, bronkopneumoninë, tuberkulozën, si dhe sëmundje më komplekse si tumorët e mushkërive, tromboembolia pulmonare, efuzionet pleurale (uji në mushkëri), insuficienca respiratore dhe zemra mushkërore kronike.
Specialistët e United Hospital apelojnë që qytetarët të mos neglizhojnë simptomat si kolla e vazhdueshme, vështirësia në frymëmarrje, dhimbjet në kraharor apo lodhja e shpejtë, pasi këto mund të jenë shenja të sëmundjeve serioze që kërkojnë vlerësim specialistik. Diagnostikimi në kohë mbetet arma më e fortë për parandalimin e komplikimeve dhe për një trajtim sa më efikas.
Me staf të specializuar, teknologji moderne diagnostikuese dhe trajtime sipas protokolleve bashkëkohore ndërkombëtare, United Hospital vazhdon të jetë një nga institucionet lider në Kosovë në ofrimin e kujdesit pulmonologjik, duke u garantuar pacientëve siguri, profesionalizëm dhe trajtim të standardeve më të larta.
Për caktimin e një konsultë specialistike me Dr. Musa Hoxha, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital, në aksin M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku kujdesi për shëndetin e mushkërive fillon me diagnostikim të saktë dhe trajtim profesional./rajonipress/



