Eko Higjiena

Qeveria forcon kapjen e bordeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rifreskimi politik i ndërmarrjeve publike. Emërimet e reja cilësohen vazhdimësi e keqqeverisjes.

“Kosova nuk mund të zhvillohet derisa në pushtet të jetë koalicioni i djathtë qeverisës, i cili, përveç orientimit programor, përbëhet nga politikanë të zhytur thellë në krimin e organizuar dhe në korrupsion. Nuk do të ketë sundim të ligjit në Kosovë nëpërmjet këtyre politikanëve. Sundimi i ligjit mund të vijë vetëm nëse qytetarët e Kosovës mobilizohen për ta ndërruar këtë pushtet me një qeveri që ka për synim interesin e përgjithshëm”, tha nënkryetari i parë i lëvizjes “Vetëvendosje”, Driton Çaushi, për “Kosova Sot”

Publikimi i listës së anëtarëve të rinj të bordeve të ndërmarrjeve publike, të cilët janë emëruar ditën e mërkurë, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, nga përfaqësues politikë të opozitës dhe ekspertë të sundimit të ligjit është vlerësuar si një vazhdimësi e kontrollit nga partitë në koalicionin e ri qeverisës dhe jo ndonjë ndryshim, i cili shkon në favor të zhvillimit dhe avancimit të NP-ve.

ARKATANA

Sipas tyre, me zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike, që përfaqësojnë një përbërje puro të politizuar të partive politike, gjithçka do të vazhdojë të shkojë si në të kaluarën, në shërbim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi edhe figurat e reja nëpër këto borde do të vazhdojnë të mbrojnë vetëm interesat e oligarkëve të lidhur me pushtetin nëpër këto kompani e agjenci, në vend se të mbrojnë interesin shtetëror dhe të qytetarëve të Republikës.

Nënkryetari i Parë i lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Driton Çaushi, thotë se në asnjë institucion që kontrollon kjo qeveri e korruptuar nuk është e pritshme dhe nuk mund të ndodhë ndryshe veç emërimit të njerëzve të politikës që vazhdon të njëjtin sistem, pas vetë krerët e këtyre institucioneve janë të përfshirë në krim dhe korrupsion./kosova sot/