ARKATANA

Mënyrat më efektive për ta mposhtur gripin nga rehatia e shtëpisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është muaji shkurt dhe përveç nëse e keni një sistem të imunitetit sikurse të Superman-it, shanset janë të mëdha se veçse jeni ballafaquar me ndonjë grip këtë vit.

Gripi dhe i ftohti kanë qenë prezent qysh nga fillimi i vitit 2018, ndërsa me motin që po mbretëron kohëve të fundit, duket se sëmundja nuk do të shkojë askund.

Ndoshta tani i keni parasysh të gjitha simptomat: një hundë e bllokuar, fyt i skuqur, dhimbje koke, koll, teshtimë, temperaturë e lartë, dhimbje e muskujve, si dhe humbje e shqisave të shijes dhe aromës.

Besoj se pajtoheni që të gjitha këto simptoma ta shpifin; por fatmirësisht, gripi mund të mposhtet shumë lehtë dhe shumë tretmane nuk kërkojnë as të largoheni nga shtëpia.

Gjatë kohës kur jeni me grip, ekspertët rekomandojnë që:

– Të pushoni dhe të bëni mjaftueshëm gjumë

– Të qëndroni të ngrohët

– Të qëndroni të hidratuar duke konsumuar shumë ujë

– Ta shpërlani gojën me ujë me kripë

Uji Dea

Sidoqoftë, metodat e mëposhtme janë ato të cilat ju ndihmojnë ta forconi sistemin e imunitetit dhe ta shmangni shpërndarjen e infeksionit:

  1. Supa e pulës

– hulumtimet tregojnë se ndihmon në ngadalësimin e lëvizjes së qelizave të bardha të gjakut të cilat e shpërndajnë të ftohtin përgjatë trupin

  1. Medikamentet

– Paracetamoli dhe ibuprofeni ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta lehtësoni dhimbjen, por nëse dhimbjet janë të mëdha, atëherë duhet të përdorni medikamente tjera

  1. Mjalta

– Ilaçet e kollit nuk janë gjithmonë të shijshme, prandaj si alternativë e tyre mund të konsumoni mjaltë

  1. Xhenxhefili
    – Nëse vuani nga fryrja e barkut, marramendjet apo mostretja, atëherë vendosni xhenxhefil në ujë të nxehtë dhe konsumojeni atë

KUJDES ÇFARË HANI!

Nëse jeni me grip qe disa ditë, me siguri se e keni humbur apetitin. Por, është e rëndësishme të vazhdoni të hani ushqim në sasi të vogla.

Kur themi se duhet të vazhdoni të hani, nuk e kemi fjalën për çipsa dhe sandviçë, por për ushqime të shëndetshme.

Doktorët rekomandojnë që gjatë kohës kur jeni me grip të konsumoni shumë pemë dhe perime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.