United Hospital

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 3–7 gusht, duke njoftuar se vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe temperatura të larta që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, gjatë gjithë javës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i ngrohtë, si pasojë e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 31 deri në 38 gradë.

FIDANISHTJA

Erërat do të fryjnë kryesisht nga verilindja, lindja dhe veriu, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa reshje shiu nuk parashihen. Vetëm në disa pasdite mund të ketë vranësira të pakta lokale.

IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme, por rekomandon që gjatë orëve të mesditës të shmanget ekspozimi i zgjatur në diell, sidomos për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët. Gjithashtu, këshillohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.