Hidromorava

Haxhiu: Zbulimi i varrezave masive dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dyshimet për zbulimin e një varreze të dytë masive në Kosovë, duke e cilësuar atë si një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës.

Haxhiu ka deklaruar se dyshimet për varrezën e re dëshmojnë se procesi i drejtësisë për krimet e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur ende nuk kanë përfunduar.

“Dyshimet për një varrezë të dytë masive janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe një dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, shtrirja e sovranitetit dhe rendit kushtetues në të gjitha pjesët e territorit të Kosovës nuk ka qenë vetëm një obligim institucional, por edhe një parakusht për të mundësuar kërkimet për personat e zhdukur, zbulimin e varrezave masive dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet e viktimave.

Haxhiu ka shprehur mirënjohje dhe mbështetje për institucionet e Kosovës, ekipet profesionale dhe ekspertët mjekoligjorë që po angazhohen në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me dhunë.

United Hospital

“Angazhimi i tyre është një shërbim i çmuar ndaj drejtësisë, së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se çdo varrezë e zbuluar përbën një hap drejt zbardhjes së së vërtetës, por njëkohësisht dëshmon se plagët e luftës mbeten të hapura përderisa nuk është gjetur personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për krimet nuk janë përballur me drejtësinë.

“Çdo varrezë e zbuluar është një hap drejt së vërtetës, por edhe një dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura derisa të gjendet personi i fundit i zhdukur dhe përgjegjësit për këto krime të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Në reagimin e saj, ushtruesja e detyrës së presidentes ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave, të cilat, siç tha ajo, për më shumë se dy dekada kanë pritur të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Haxhiu ka përsëritur se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe ruajtjen me dinjitet të kujtesës për viktimat e luftës./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.