KKVITI

OVL e UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, institucionalizim i mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj nderimit të njësive ushtarake serbe, duke e cilësuar këtë veprim si një akt që, sipas saj, institucionalizon mohimin e krimeve të luftës dhe mbron pandëshkueshmërinë.

Në reagimin e saj, OVL e UÇK-së thekson se, përderisa arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore të Serbisë vazhdojnë të mbeten të mbyllura dhe nuk zbardhet fati i personave të zhdukur, nderimet për njësitë serbe nuk mund të konsiderohen përkujtim.

“Nderimi i njësive ushtarake serbe, ndërsa vazhdohet të mbahen të mbyllura arkivat shtetërore të Serbisë dhe të fshihen provat për krimet e luftës, nuk është përkujtim. Është institucionalizim i mohimit dhe mbrojtje e pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagim.

HW

Organizata shton se e vërteta nuk mund të fshihet “as me medalje, as me nderime shtetërore dhe as me rrëfime të rishkruara”, duke kërkuar hapjen e arkivave ushtarake dhe policore të Beogradit, si dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas OVL-së, heshtja përballë glorifikimit të njësive serbe vetëm sa e ushqen mohimin e krimeve, ndërsa rithekson se Kosova do të vazhdojë të kërkojë të vërtetën dhe llogaridhënien për krimet e luftës, pa kompromis.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.