United Hospital

Komuna e Vitisë dënon sulmin ndaj infermieres së QKMF-së, kërkon përgjegjësi ligjore për autorët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Institucionet komunale në Viti kanë dënuar ashpër aktin e dhunës fizike të ushtruar ndaj infermieres B.S., punëtore e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), e cila u sulmua gjatë kryerjes së detyrës së saj profesionale.

Përmes një reagimi të përbashkët, Komuna e Vitisë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe QKMF-Viti e cilësuan incidentin si një sulm të papranueshëm ndaj dinjitetit të profesionistëve shëndetësorë, sigurisë në vendin e punës dhe vetë sistemit shëndetësor.

Sipas reagimit, asnjë rrethanë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve, duke ofruar kujdes, ndihmë dhe mbështetje.

Institucionet theksojnë se edhe në rastet kur punëtori shëndetësor nuk është objektivi i drejtpërdrejtë i një konflikti apo ngjarjeje të ndodhur jashtë institucionit, çdo akt dhune që ndodh brenda një institucioni publik është i papranueshëm dhe duhet të trajtohet me seriozitet të plotë.

FIDANISHTJA

Në reagim është shprehur mbështetje e plotë për infermieren e lënduar dhe për gjithë stafin e QKMF-së, duke i uruar asaj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në vendin e punës.

Njëkohësisht, Komuna e Vitisë, DSHMS dhe QKMF kanë kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore të nevojshme për zbardhjen e rastit dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në fund të reagimit, institucionet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt e dinjitoz për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, duke ritheksuar se nuk do të tolerojnë asnjë formë dhune, kërcënimi apo cenimi të integritetit të stafit mjekësor gjatë ushtrimit të detyrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.