Uji Dea

Dennis Buzukja mposhtet në Beograd, vendimi i gjyqtarit shkakton polemika të mëdha

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një fund dramatik dhe kontrovers ka shoqëruar përballjen në UFC Beograd, ku Bogdan Grad mposhti Dennis Buzukjan pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit. Dueli ishte i luftuar deri në sekondat e fundit, por përfundimi i tij la shumë pikëpyetje, pasi luftëtari shqiptar pretendoi se nuk kishte dhënë dorëheqje.

Të dy luftëtarët hynë në kafaz në kërkim të një rikthimi, pasi kishin bilance negative në UFC. Gradi kishte një rekord prej 1-2, ndërsa Buzukja 1-4, me të dy sportistët që vinin pas dy humbjeve radhazi.

Buzukja nisi më mirë në këmbë, duke gjetur disa goditje me duar, por Grad shpejt tregoi planin e tij duke kërkuar luftën në tokë. Luftëtari austriak arriti një rrëzim të hershëm, por nuk arriti ta mbante gjatë Buzukjan në dysheme.

Me rikthimin në këmbë, të dy shkëmbyen goditje. Grad ishte më agresiv duke ecur përpara dhe duke kërkuar kombinime, ndërsa Buzukja iu përgjigj me goditje të pastra, sidomos me shkelma në këmbë dhe goditje në trup.

Një tentativë për rrëzim nga Gradi u ndal, por ai vazhdoi presionin. Një goditje rrotulluese u bllokua nga Buzukja, por pak më vonë Grad arriti ta rrëzojë kundërshtarin pas një aksioni tjetër. Ai u pozicionua sipër dhe kërkoi përfundimin me dorëzim, ndërsa Buzukja u mbrojt duke rikthyer pozicionin në gjysmë-gardë.

HW

Raundi i dytë nisi përsëri me Gradin që tentoi ta lidhte Buzukjan pranë kafazit. Megjithatë, këtë herë Buzukja u mbrojt më mirë dhe arriti të rikthehej në qendër të oktagonit.

Ajo që ndodhi më pas shkaktoi polemika. Gjyqtari vendosi ta ndërpresë duelin, duke konsideruar se Buzukja kishte dorëzuar me tap-out.

Luftëtari shqiptar reagoi menjëherë duke kundërshtuar vendimin, duke pretenduar se nuk kishte dhënë dorëzim.

Pamjet e përsëritura treguan se ekzistonte mundësia që lëvizja e dorës së Buzukjas të ishte keqinterpretuar si një “tap”, ndërsa ai në fakt po tentonte të shtynte gjurin dhe të përmirësonte pozicionin.

Megjithatë, vendimi mbeti në fuqi dhe Bogdan Grad u shpall fitues i duelit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.