HW

Krimet e Serbisë, Haxhiu: Dokumentimi nuk është vetëm detyrë institucionale, por edhe obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë dokumentimi i krimeve të Serbisë në Kosovë nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se para disa ditësh, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë paraqiti për herë të parë listën e institucionale të viktimave të luftës.

Publikohet raporti preliminar i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë, dokumentohen mbi 12 mijë viktima

Lexoni të plotë postimin:

Para disa ditësh, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë paraqiti për herë të parë listën e institucionale të viktimave të luftës.

Lista është preliminare dhe puna vazhdon.

Uji Dea

Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje që pret drejtësi dhe një dhimbje që nuk është shuar kurrë. Pikërisht për këtë, dokumentimi i së vërtetës nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë.

E vlerësoj veçanërisht punën e stafit të Institutit, i cili përballet çdo ditë me materiale dhe dëshmi të rënda, duke e trajtuar secilin rast me kujdesin profesional dhe njerëzor që meriton.

Për vite të tëra, të dhënat ishin të shpërndara në arkiva të ndryshme, në dosje institucionesh e organizatash dhe në dokumentet që familjet i kishin ruajtur vetë.

Kur nisëm procesin e rithemelimit të Institutit, ishte e qartë se ai nuk duhej të ishte një strukturë e përkohshme, e varur nga vendime të çastit, por një institucion i qëndrueshëm me mandat të qartë dhe vazhdimësi. Për këtë arsye u themelua me ligj të posaçëm, duke e bërë dokumentimin e krimeve të luftës detyrim të përhershëm të shtetit.

Raporti i paraqitur këto ditë është dëshmia e parë e rëndësishme e këtij angazhimi. Instituti ka nisur ta krijojë evidencën zyrtare të viktimave, ndërsa puna duhet të vazhdojë me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës.

Kjo punë duhet të vazhdojë derisa asnjë viktimë të mos mbetet pa emër, asnjë krim pa u dokumentuar dhe e vërteta të mos mbetet vetëm në kujtesën e familjeve, por të zërë vendin që meriton në historinë dhe ndërgjegjen e shtetit tonë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.