ARKATANA

Tri raste brenda 24 orëve në Viti: Arrestim për drogë, një person në mbajtje pas të shtënave me armë dhe një tjetër lëndohet aksidentalisht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara brenda 24 orëve në territorin e Komunës së Vitisë, që lidhen me posedim të narkotikëve, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit policor i janë gjetur dhe sekuestruar 3.2 gramë substancë narkotike të dyshuar si marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për veprën penale “Posedim i narkotikëve” vazhdojnë.

ARKATANA

Po në të njëjtën rrugë, disa orë më vonë, policia ka arrestuar një tjetër person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë në një hapësirë publike. Gjatë ndërhyrjes policore është sekuestruar një pistoletë me gaz, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në fshatin Tërpezë, një person ka pësuar lëndime në dorë pasi dyshohet se arma që mbante i është shkrepur aksidentalisht. I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka konfiskuar një pistoletë me karikator, tre fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet se janë përdorur në incident. Pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.