Fundamenti

Artan Cani ngre tri çështje në Kuvendin e Gjilanit: Asfaltimi i rrugës te kompleksi i UÇK-së, siguria në Lladovë dhe përfundimi i sheshit të qytetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Artan Cani, ka ngritur disa çështje që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve gjatë seancës së rregullt të Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Përmes dy kërkesave dhe një pyetjeje drejtuar Ekzekutivit Komunal, Cani ka kërkuar zgjidhje konkrete për projekte infrastrukturore dhe çështje të sigurisë në disa lokalitete të komunës.

Kërkesa e parë kishte të bënte me asfaltimin e rrugës që çon te kompleksi i tri shkronjave të UÇK-së në fshatin Llashticë, projekt i realizuar, sipas tij, falë kontributit të banorëve, mërgimtarëve, donatorëve dhe bizneseve gjilanase. Ai tha se Këshilli i fshatit ka kërkuar asfaltimin e kësaj rruge, por se kërkesa është refuzuar nga Komuna e Gjilanit. Cani i bëri thirrje kryetarit të komunës që ta trajtojë këtë projekt me prioritet, duke theksuar rëndësinë e tij për komunitetin dhe për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Fundamenti

Në kërkesën e dytë, në emër të Këshillit të Fshatit Lladovë, ai kërkoi vendosjen e pengesave të shpejtësisë në segmentet rrugore ku konsiderohen të domosdoshme, me qëllim rritjen e sigurisë për këmbësorët, veçanërisht për fëmijët.

Ndërkaq, përmes një pyetjeje drejtuar ekzekutivit komunal, Cani kërkoi sqarime se kur pritet të përfundojnë punimet në projektin e sheshit të qytetit, me theks të veçantë në pjesën e Lagjes Dardania, duke vlerësuar se ky projekt ka rëndësi të madhe për qytetarët dhe bizneset që operojnë në atë zonë.

Në përmbyllje të deklarimit të tij, këshilltari i LDK-së theksoi se angazhimi i tij në Kuvendin Komunal do të vazhdojë të jetë i përqendruar në adresimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.