United Hospital

AKP-ja miraton shitjen e 260 aseteve dhe vendime të reja për forcimin e qeverisjes institucionale

/ 4 minuta lexim
HW

Bordi i drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt me datë 29 korrik 2026, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan një sërë vendimesh me rëndësi për vazhdimin dhe forcimin e qeverisjes institucionale brenda Agjencisë.

Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportin gjashtëmujor të punës së Divizionit të Auditimit të Brendshëm për vitin 2026 i cili sipas procedurave do të dërgohet të njësia qendrore harmonizuese në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe u njoftua me rezultat e auditimit për periudhën gusht – dhjetor 2025.

Sa i përket shitjeve me tender publik bordi shqyrtimi dhe mirato shpalljen e listës së aseteve për shitjen e aseteve përmes likuidimit SHAL-75 që përmban 260 asete të cilat janë të ri tenderuara dhe do të bëhen publike së shpejti.

Ndërsa sa i përket procesit te shitjeve me negocim direkte bordi shqyrtoi raporte fillestare rekomanduese me rezultatet si në vijim: 2 kërkesa u aprovuan për procedurë te mëtutjeshme , 12 u refuzuan. Po ashtu u miratuan 10 raporte përfundimtare, në të cilat është aprovuar çmimi i shitjes dhe është autorizuar vazhdimi me procedurat e kontratës.

Lidhur me banesat në pronësi shoqërore bordi vendosi që të aprovoj 1 kërkesë, të refuzoj 3 kërkesa për blerjen e banesave pasi që të njëjtat nuk e kanë dokumentuar mjaftueshëm kërkesën dhe kësisoj nuk i plotësonin kushtet ligjore ndërsa për 1 rast agjencia u shpall jo kompetente për të vendosur pasi që kërkesa e subjektit ne procedure nuk kishte të bëjë me ndërmarrje shoqërore.

HW

Sa i përket qiradhënieve bordi shqyrtoi rezultatet e qiradhënies publike të aseteve të NSH-ve nën administrim direkt, ku 5 asete ishin në trajtim: 1 nuk kishte ofertë dhe për 4 të tjera çmimi u refuzua sepse çmimet referuese që janë marrë për bazë për rekomandim do të jenë objekt i rivlerësimit.

Bordi po ashtu u informua për qiradhëniet publike të datës 26.06.2026 të aseteve të NSH-ve në likuidim dhe që realizohen nga autoritetit i likuidimit – ku në këtë qiradhënie ishin 73 njësi – prej të cilave 8 ishin aprovim të natyrës qira komerciale, 22 aprovim të natyrës qira vjetore – ndërsa asetet tjera nuk kishin pranuar oferta ose ofertuesit ishin tërhequr nga procedura e tenderimit për shkak të rrethanave pronësoro-juridike.

Në fushën e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, bordi miratoi shpërndarjen e mjeteve për kreditorët e NSH-ve në vijim: 1) NSh Xim Strezovci, GJI066 – 236,900.20 € në shumën prej për 64 kreditor, dhe 2) NSH Komogllava, GJI135 në shumën prej 24,836.30 € për 8 kreditor. Bordi po ashtu miratoi buxhet shtesë për 5 ndërmarrje shoqërore pasi që për të njëjtat ende nuk kanë përfunduar procedurat e likuidimit.

Në kuadër të akteve nënligjore Bordi aprovoi Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas kërkesës të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Bordi po ashtu amandamentoi Shtojcën se Procedurave të shitjes – Metodologjia e Përcaktimit te Çmimit Orientues, respektivisht nenin 6.4 – duke përcaktuar shkallën e zbritjes së çmimit orientues: 0% në tenderimin e parë, 10% në të dytin, 20% në të tretin dhe 40% nga tenderimi i katërt. Ky ndryshim rrit transparencën, llogaridhënien dhe para shikueshmërinë e procesit, duke siguruar trajtim të njëtrajtshëm dhe pritshmëri më të qarta për të gjithë ofertuesit.Bordi po ashtu vendosi që pas procedurave në një nga mbledhjet e ardhshme të aprovojë rregulloren për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.