ARKATANA

Kuvendi i Gjilanit diskuton për raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin gjashtëmujor 2026 e raportin financiar janar-qershor 2026

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, në seancën e sotme, ka diskutuar për raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin e punës së kryetarit janar – qershor 2026, sikurse edhe raportin financiar janar – qershor 2026, ndërkaq ka miratuar planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL-së), kërkesën nga Njësia e të Drejtave të Njeriut për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore e kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për periudhën mars-qershor 2026.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, teksa ka paraqitur raportin për vitin 2025 dhe raportin gjashtëmujor 2026 para kuvendarëve për secilën drejtori, veç e veç, ka theksuar projektet e shumta komunitare të realizuara në të gjitha fushat, ku pozita (LVV me partnerët) i kanë dhënë përkrahje këtyre raporteve, derisa opozita (LDK, PDK e AAK), ka paraqitur vërejtjet e shumta të tyre.

Në këtë seancë është miratuar edhe propozim vendimi për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, propozim vendimi për emërimin e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, propozim vendimi për emërimin e Komisionit për plotësimin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave si dhe për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimi për emërimin e Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit, propozim vendimin për emërimin e Komisionit të përhershëm për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve e simboleve dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit publik të një parcele afër gjimnazit “Xhavit Ahmeti”.

ARKATANA

Në seancën e sotme kanë marrë pjesë me diskutime, pyetje e rekomandime edhe anëtarët e Kuvendit, Riad Rashiti, Gentrit Murseli, Bujar Nevzati, Fitim Guda, Arbër Ismajli, Sami Ahmeti, Fatos Ramadani, Artan Cani, Muhadin Haziri, Gresa Avdiu, Bekim Salihu, Besnik Shala, Astrit Sherifi e Fadil Ademi, të cilëve u është përgjigjur kryetari Alban Hyseni dhe drejtorët komunalë, Eljesa Rashiti, Kushtrim Ibrahimi, Jeton Rexhepi, Mimozë Kadriu Qerimi dhe Avdyl Kastrati,

Ndryshe, në këtë seancë e ka dhënë betimin anëtari më i ri i Kuvendit, Andi Shkodra (LVV) i cili e zëvendëson Arianit Sadikun, pasi ky i fundit u emërua në pozitën e nënkryetarit të Komunës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.