Policia kufitare tregohet më e fort se Prokuroria dhe Dogana
Gjilan – Edhe pse Prokuroria dhe Dogana i kanë liruar delet e konfiskuara dhe iu janë kthyer pronarit, ka dalur policia kufitare pengesa kryesore që nuk ka lejuar që delet të kalojnë në pjesën kufitare Stublinë – Dobrosin. Ibrahim Xhaka zyrtar doganor tha për rajonipress se prokuroria dhe dogana i kanë liruar delet, por policia kufitare nuk po lejon që ato të kalojnë andej kufirit.
Është shndërruar në dramë dhe film çështja e 110 deleve të konfiskuar nga policia kufitare e stacionuar në Stublinë të Gjilanit.
Edhe pse zyrtarisht me letra delet janë liruar dhe i janë dorëzuar pronarit nga ana e Prokurorisë dhe Doganës, policia kufitare ka dalur më e fort dhe ka kundërshtuar kalimin e deleve në pjesën e Serbisë me arsyetimin se aty nuk është pikë kufitare zyrtare.
Ibrahim Xhaka zyrtar doganor i kontaktuar nga rajonipress tha se dogana dhe prokuroria i kanë liruar delet sepse kemi pasur prova të shumta se pronari ka kullosur delet dhe s`kanë qenë të kontrabanduara. “Dogana dhe prokuroria e kanë kryer punën e tyre, por problem ka paraqitur policia kufitare e cila nuk ka lejuar kalimin e tyre në pikën e Stublinës e cila nuk njihet si pikë zyrtare kufitare. Delet duhet të dërgohen në Konqul dhe të kalojnë përmes kësaj pike në Serbi” tha Xhaka.
Por pronari i deleve Vaxhid Zahiri thotë për rajonipress se ka biseduar me veterinerët e Bujaoncit dhe ata i kanë thënë se delet nuk mund të kalohen përmes “Dheut të Bardhë” sepse nuk janë konfiskuar në këtë pjesë. Nëse delet nuk lirohen gjatë ditës kam frikë se ato mund të ngordhin sepse nuk kanë ushqim dhe askush nuk është përkujdesur për to” tha Zahiri./rajonipress/


