Eko Higjiena

Kamberi propozon rezolutë që trajton krimet e luftës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se ka propozuar një projekt-rezolutë për verifikimin institucional të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës.

Kamberi ka thënë se iniciativa bazohet në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës dhe synon hapjen e një debati për përgjegjësinë e institucioneve serbe për krimet e luftës.

Sipas tij, deklaratat e fundit nga zyrtarë të pushtetit në Serbi, si dhe mungesa e reagimit institucional ndaj tyre, janë shqetësuese dhe ndikojnë në rritjen e tensioneve në rajon.

Uji Dea

Duke folur për situatën politike në Serbi, Kamberi ka kritikuar procesin zgjedhor, duke deklaruar se zgjedhjet e reja nuk mund të sjellin ndryshim pa krijimin e kushteve të reja zgjedhore.Ai ka vlerësuar se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Serbisë po përdoret si një mjet politik për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme dhe për të shtyrë zgjedhjet.

Kamberi ka përmendur edhe deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila kishte folur për “spastrimin etnik” të Kosovës në vitin 1998, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për deklarata të tilla.Sipas tij, Serbia duhet të përballet me të kaluarën dhe të hapë rrugë për një politikë të re që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe në procesin e integrimit evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.