United Hospital zgjeron ekspertizën në kirurgjinë maksilo-faciale, kujdes modern me teknologji dhe staf të specializuar
Prishtinë – Në një kohë kur cilësia e shërbimeve shëndetësore matet me profesionalizmin, teknologjinë dhe kujdesin ndaj pacientit, United Hospital vazhdon të forcojë kapacitetet e tij mjekësore, duke ofruar shërbime të specializuara sipas standardeve bashkëkohore. Me investime të vazhdueshme në teknologji diagnostikuese dhe kirurgjikale, si dhe me një staf të kualifikuar të profileve të ndryshme, spitali synon të ofrojë trajtim të sigurt, efikas dhe të personalizuar për çdo pacient.
Në kuadër të këtyre shërbimeve, pacientët tashmë mund të përfitojnë nga ekspertiza e Dr. Shkelzen Komonit, specialist i Kirurgjisë Maksilo-Faciale, i cili trajton patologjitë dhe traumat e regjionit të fytyrës, nofullave dhe zgavrës së gojës, duke aplikuar metoda moderne diagnostikuese dhe kirurgjikale.
Nga konsultat specialistike dhe diagnostikimi i saktë deri te ndërhyrjet kirurgjikale më komplekse, kujdesi ofrohet në një mjedis të pajisur me teknologji moderne, me fokus në sigurinë e pacientit, rikuperimin sa më të shpejtë dhe arritjen e rezultateve sa më të mira klinike.
United Hospital – ku teknologjia moderne, profesionalizmi dhe kujdesi ndaj pacientit bashkohen për të ofruar standarde të larta të shërbimit shëndetësor./rajonipress/
Për informata dhe caktimin e termineve:
📞 038 60 70 70 | 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë


