Hidromorava

Karadaku nderon historinë e arsimit shqip, ish-mësimdhënësit vlerësohen për kontributin e tyre ndër dekada

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në një atmosferë emocionesh, kujtimesh dhe mirënjohjeje, Karadaku i Idriz Seferit u bë vendtakim i brezave të arsimit shqip, ku në ambientet e SHFMU “Migjeni” në Caravajkë u organizua një manifestim përkujtimor kushtuar historisë së shkollës dhe kontributit të mësimdhënësve që ndërtuan themelet e dijes në këtë trevë.

Në këtë aktivitet morën pjesë ish-nxënës, ish-mësimdhënës, arsimdashës dhe qytetarë të shumtë, të cilët rikujtuan rrugëtimin e arsimit shqip dhe sfidat e kapërcyera ndër vite në edukimin e brezave.

Një moment i veçantë i manifestimit ishte ndarja e mirënjohjeve për ish-mësimdhënësit dhe punëtorët teknikë, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre të dhënë gjatë periudhës 1947–1995, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkollës dhe të arsimit në Karadak.

Peshë të veçantë ngjarjes i dha pjesëmarrja e familjes Gashi, përkatësisht e Elizabeta Gashit, vajza e Mark Gashit, Aurora Gashit, vajza e poetit Mirko Gashi, si dhe Prof. Dr. Sebastian Nuiçit, dhëndri i Mark Gashit, prania e të cilëve u mirëprit nga të pranishmit si një nderim për figurat e shquara që kanë lënë gjurmë në jetën kulturore dhe arsimore shqiptare.

United Hospital

Në shenjë respekti dhe kujtese, veterani i arsimit dhe ish-mësimdhënësi i kësaj shkolle, Prof. Xhelil Rrahmani, shpërndau dhurata simbolike për pjesëmarrësit, duke e bërë edhe më domethënës këtë takim që shërbeu si urë lidhëse mes brezave dhe si homazh për misionin fisnik të mësuesit shqiptar.

Manifestimi u vlerësua si një dëshmi se historia e arsimit nuk ruhet vetëm në dokumente, por mbi të gjitha në kujtesën e njerëzve që ia kushtuan jetën dijes, gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.