Eko Higjiena

Konjufca: Gjykata Speciale të mos marrë vendim politik, do të ishim shumë të revoltuar nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënoheshin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje Gjykatës Speciale në Hagë që “të mos marrë vendim politik” kur më 16 shtator do ta shpallë aktgjykimin në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi priti ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin Haddad, Konjufca u pyet se cili do të ishte qëndrimi i institucioneve të Kosovës nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të dënoheshin.

“Unë bëj thirrje që Gjykata e Hagës të mos marrë vendim politik, por të marrë vendim të drejtësisë. E nëse merr vendim të drejtësisë, ne të gjithë e dimë çka është drejtësi, sepse ne jemi dëshmitarë si popull, që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Po të kishte qenë luftë kriminale, kurrë, kurrë nuk do ta kishte marrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Këtë mbajeni në mend”, tha ai.

Konjufca tha se “nuk ka mundësi një luftë kriminale të mbështetet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Britanisë së Madhe, prej Gjermanisë e prej Francës”.

United Hospital

“Gjeneralët më të njohur të NATO-s kanë qenë afër me figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Oficerët e NATO-s kanë bashkëpunu në trajnimin e oficerëve të UÇK-së që lufta të jetë e suksesshme. Pse e kanë bërë këtë? Sepse ushtria jonë i ka kontribuuar ndaljes së gjenocidit të Millosheviqit. Ky është kuptimi i luftës së UÇK-së. E të gjithë të akuzuarit në Hagë i kanë kontribuuar këtij qëllimi. Kjo është drejtësia. Nëse vendoset me drejtësi, vendoset kështu”, tha ai.

Konjufca tha se populli i Kosovës do të ishte “shumë i revoltuar” nëse vendimi “nuk është me drejtësi”.

“E ne nuk dëshirojmë si popull… bile do të ishim shumë të revoltuar, shumë të revoltuar, nëse vendimi nuk është me drejtësi, por është vendim politik”.

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë vendosi në fillim të këtij muaji që ta shtyjë përfundimisht shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e caktuar 16 shtatorin si datën për ta kumtuar vendimin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.