Mobi Casa

Ushtar besnik i Atdheut

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Arif Ejupi – kushtuar Zejnullah Zejnullahut – Zenës, pjesëtar i celulës së parë të UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit, me rastin e 76-vjetorit të lindjes.

I ekuilibruar në hapa,
i matur në mendim,
i palodhur në punë.
I etshëm për dije e edukim,
si toka e zhuritur për shiun.

I vendosur dhe i besës,
me rrënjë të thella në vatrën e vet.

Fisnik si Nazim Gafurri,
që Kosovën ta shihte
në dritë,
shiti tokë e bagëti,
sepse e dinte
se liria kërkon
gjak dhe çmim.

Braktisi lukset e Zvicrës,
zgjodhi baltën e vendit të vet
dhe radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës –
aty ku Atdheu mbrohej
me guxim e zemër.
As dikur,
as sot,
nuk ishte lakmitar.

United Hospital

Nuk kërkoi grada,
as lavdi.

Përherë i gatshëm
që, përveç pasurisë,
Kosovës dhe Shqipërisë
edhe jetën t’ua falë.

I paepur dhe me parime,
lis që nuk e përkuli asnjë furtunë,
vlerë e rrallë e UÇK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.