Dy persona arrestohen në Kllokot pas një sulmi fizik, viktima përfundon në trajtim mjekësor
Kllokot – Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person në fshatin Mogillë të Kllokotit, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 21:40, ndërsa viktima ka njoftuar se ishte sulmuar nga dy të dyshuar pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme me njërin prej tyre. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./rajonipress/

