Eko Higjiena

Largohet deponia ilegale në hyrje të Stubllës – Komuna paralajmëron masa të ashpra ndaj ndotësve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe në koordinim me Drejtorinë e Inspekcionit, ka realizuar largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në hyrje të Stubllës, duke rikthyer pastërtinë në këtë zonë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë e Inspekcionit për angazhimin në largimin e deponisë, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit mbetet prioritet institucional.

KKVITI

Ai ka njoftuar se ky lokacion do të jetë nën mbikëqyrje me kamera, ndërsa çdo person që kapet duke hedhur mbeturina në vende të palejuara do të përballet me gjoba të rënda, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Apeli i Komunës është i qartë: mjedisi është përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të mbrohet nga secili qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.