Uji Dea

Kristian Prenga para duelit me Joshua: Kam punuar gjithë jetën për këtë moment

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Boksieri shqiptar, Kristian Prenga dërgoi një mesazh plot besim në konferencën për shtyp para përballjes me Anthony Joshua, e cila zhvillohet të shtunën në Jeddah të Arabisë Saudite.

Kristian Prenga ka dhënë një deklaratë të fuqishme në konferencën për shtyp para meçit të madh ndaj boksierit anglez, duke bërë të qartë se është gati për sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Kam punuar gjithë jetën për këtë, kam pritur gjithë jetën për këtë dhe shpresoj që të shtunën do t’i tregoj botës se kush jam”, u shpreh Prenga para gazetarëve, duke reflektuar besimin dhe motivimin me të cilin do të ngjitet në ring.

Boksieri shqiptar do të përballet me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në një duel që pritet me interes të madh nga tifozët e boksit.

KKVITI

Meçi mes dy peshave të rënda është programuar të zhvillohet të shtunën, më 25 korrik, në Jeddah të Arabisë Saudite, me fillim nga ora 22:00.

Joshua ia kap dorën Prengës dhe së bashku bëjnë shqiponjën

Për Prengën, kjo është mundësia ideale për të dëshmuar vlerat e tij në skenën më të madhe të boksit profesionist, ndërsa një fitore ndaj Joshua do të përfaqësonte momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Ndryshe, boksieri shqiptar numëron 20 fitore dhe vetëm një humbje në karrierën profesioniste, ku të gjitha fitoret i ka me nokaut. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.