Përmes projekteve konkrete Vitia pritet të ndihmojë shtresën e varfër
Viti – Sokol Haliti ka vlerësuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe pasi ka të bëjë me mbështetjen e kategorisë e cila ka nevojë që të ndihmohet dhe gjenerimi i të ardhurave është më se e domosdoshme./
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, së bashku me “Foundation Kosovo-Luxemburg” dhe Komunën e Vitisë, sot kanë arritur Marrëveshjen e Bashkëpunimit për realizimin e projektit “Përkrahje për më të varfëritë në Komunën e Vitisë”.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkë-financimi i projektit “Gjenerimi i të Ardhurave” dhe në kuadër ëtë këtij aktiviteti “Përkrahje për më të varfrit në Komunën e Vitisë’’, do të punësohen 50 deri 70 veta. Të punësuarit do të jenë nga komuna e Vitisë, të regjistruar në zyrat e punësimit në Viti si dhe përfituesit e asistencës sociale. Punësimi i këtyre personave do të zgjasë më së paku 12 muaj, por varësisht nga performaca e bizneseve si dhe e të punësuarve shumë nga ta do të mund të mbesin në punë edhe pas një viti. Dalja nga papunësia dhe nga asistenca sociale dhe futja në tregun e punës e këtyre personave është qëllim kryesor i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e bënë ministri Abrashi, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i Fondacionit Kosova-Luksemburg Ardian Hasani.
Me këtë rast, kryetari Haliti ka vlerësuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe pasi ka të bëjë me mbështetjen e kategorisë e cila ka nevojë që të ndihmohet dhe gjenerimi i të ardhurave është më se e domosdoshme./rajonipress/

