Uji Dea

Burim Berisha ngre shqetësimin: Rikonstruktimi i rrugës “Haki Myderizi” të mos përsërisë problemin me trotuaret e ngushta

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Teksa kanë nisur punimet për rikonstruktimin e rrugës “Haki Myderizi”, që lidh lagjen Dardania me pjesën tjetër të qytetit, Burim Berisha ka përshëndetur investimin, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime lidhur me projektin.

Sipas tij, nga ecuria e deritanishme e punimeve dhe mënyra e vendosjes së trotuareve, krijohet përshtypja se ato do të mbeten sërish tepër të ngushta, duke përsëritur një problem që ka ekzistuar që nga ndërtimi i rrugës.

Berisha thekson se trotuare me këto përmasa do të vazhdojnë ta vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve, veçanërisht për prindërit me karroca fëmijësh, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit.

Eco Higjiena

Ai vlerëson se, meqenëse punimet ende janë në zhvillim, ekziston mundësia që projekti të rishikohet.

Sipas propozimit të tij, në disa pjesë mund të reduktohen ose të hiqen hapësirat për parkim, në mënyrë që të krijohen trotuare më të gjera, më të sigurta dhe më funksionale për të gjithë qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.