FIDANISHTJA

ESPN: Shqipëria do të kualifikohet në Euro 2016

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sipas kanalit prestigjioz, “ESPN”, Kombëtarja shqiptare do të siguroj kualifikimin në Euro 2016.

Ecuria rekord e Kombëtares Shqiptare është komentuar gjatë në mediat ndërkombëtare. Më e fundit që analizon ecurinë e skuadrës kuqezi është “ESPN”, televizioni global, sinjali i të cilit prodhohet në Shtetet e Bashkuara.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga mbyllja e kualifikueseve të “Euro 2016″, kanali prestigjioz analizonte ekipet që pritet të sigurojnë një biletë në evenimentin në Francë, raporton Super Sport.

Shqipëria cilësohet si favorite, përkrah Hungarisë dhe Irlandës së Veriut. “ESPN” vlerësonte se “humbja dramatike në sekondat shtesë me Portugalinë shkaktoi një zhgënjim të madh për Shqipërinë”, por sipas analizës, situata ka ndryshuar për më mirë.

“Shqipëria është përballë skenarit më të mirë, duke e ditur se kanë dy ndeshje për të zhvilluar, ndërsa Danimarka e vendit të dytë, me një pikë më tepër në renditje i mbyll kualifikueset në Portugali. Kualifikimi i parë në një eveniment madhor ka ndryshuar nga ‘i mundshëm’ në ‘dukshëm i mundshëm’.

ARKATANA

Në analizën e saj, “ESPN” theksonte se me një fitore më 8 tetor kundër Serbisë dhe paralelisht humbjen ose barazimin e Danimarkës në Braga, festa e Shqipërisë do të ishte e dyfishtë: kualifikim në fazën e grupeve të Euro 2016 dhe turpërim i serbëve.

Kanali prestigjioz rikujtonte ecurinë e Kombëtares Kuqezi, nga suksesi në Aveiro, e deri në marrjen e tri pikëve në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pas skandalit të dhunës dhe racizmit në Beograd.

“Kualifikimi i Shqipërisë si e dyta në Grupin I do të përgënjeshtronte skeptikët, që besonin se zgjerimi i Europianit me 24 ekipe do të ulte cilësinë. Sido të ishte, edhe në turneun me 16 skuadra dy ekipet e para do të shkonin në fazën finale.”

Në fund “ESPN” theksonte se fitorja në Portugali dhe dy barazimet përballë Danimarkës nuk janë vetëm çështje fati, por konfirmim i rritjes së Kombëtares shqiptare drejt një arritje që deri më tani dukej një mundësi e largët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.