Uji Dea

Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK: Nuk jemi parti e re me na mashtru kushdo që çohet në mëngjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sekretari për mërgatë në Lidhjen Demokratike, Sokol Haliti ka mohuar se nisma për Kuvend të jashtëzakonshme dhe shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku ka ardhur nga partitë e tjera.

Ai ka mohuar se klane nga PDK e LDK kanë ndikim në këtë parti.

“LDK nuk është e re në politikë, sa që kush të qohet në mëngjes me mashtrua ose me pengu ose me orientuar me filozofik politike. Filozofinë politike, LDK e ka të qartë, rugoviste, perëndimore. S’ka politika të LVV-së apo të PDK-së”, ka thënë ai në Tëvë1.

Sa i përket nismës për Kuvend të jashtëzakonshëm ai ka thënë se kjo nismë është respektuar nga partia dhe kryetari i saj.

Haliti ka shprehur besimin se Abdixhiku do të merr mbështetjen edhe në këtë Kuvend.

Mobi Casa

“Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është legal dhe legjitim, dhe besoj që e merr mbështetjen përsëri”, është shprehur ai.

Eksponent të LVV-së kanë akuzuar se nisma për shkarkimin e Abdixhikut në kohën kur nisën bisedimet për formimin e institucioneve është bërë nga njerëz të PDK-së me ndikim në LDK.

Nga LDK kanë bërë të ditur se ka përfunduar verifikimi i nënshkrimeve për Kuvendin e jashtëzakonshëm.

Sipas kësaj partie ky kuvend pritet të mbahet para 7 gushtit, kur është afati i fundit për formimin e institucioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.