Probleme të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet
Bananet janë një burim i mirë i sheqerit dhe një sërë mineralesh si potasi, magnezi, hekuri dhe beta-karotene. Përmbajnë edhe një sërë vitaminash si ato të grupit B, acid folik, vitaminë C, E dhe fibra.
Bananet janë të pasura edhe me karbohidrate, të cilat janë të domosdoshme për ti dhënë trupit energji. Ndaj më poshtë sjellim pesë probleme të cilat bananet i zgjidhin më mirë se ilaçet.
Tensioni i lartë
– Kur një person konsumon shumë ushqime të kripura apo me kalori, priret që të ketë tension të lartë dhe mungesë potasi.
Për këtë arsye duke konsumuar banane, e cila është e pasur me potas, do të nisni të ndiheni mirë dhe tensioni do të kthehet në një nivel normal.
Bananet kundër depresionit
– Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni, garantojnë se ndihen shumë më mirë pasi kanë konsumuar banane. Kjo pasi banania përmban triptofan një aminoacid thelbësor, për përmirësimin e humorit.
Kapsllëku
-Bananet janë ndër ushqimet më të këshilluara për të përmirësuar tretjen. Në sajë të përmbajtjes së pektinës, një fibër ushqimore e cila përshpejton tretjen dhe eliminimin e toksinave, banania është ideale për luftimin e këtij problemi.
Sindroma premenstruale
– Duke qenë të pasura me vitaminë B6, bananet kanë një efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak,shkruan noal.al.
Vitaminat e grupit B, kontribuojnë në reduktimin e simptomave të sindromës premenstuale, të cilat prekin shumë femra.


