Fundamenti

Kritika ndaj reagimit të Komunës së Gjilanit pas reshjeve – kërkohet më shumë prani në terren dhe mbështetje për qytetarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve që prekën disa zona të Komunës së Gjilanit, janë shtuar kritikat ndaj institucioneve komunale për mënyrën e menaxhimit të situatës dhe reagimin në terren. Sipas vlerësimeve dhe reagimeve të qytetarëve në disa lokalitete, përfshirë Zhegrën dhe fshatra të tjerë, angazhimi i strukturave komunale është perceptuar si i pamjaftueshëm përballë nevojave të banorëve.

Kritikët vlerësojnë se, në një situatë emergjente, prioritet duhet të jetë prania fizike e drejtuesve institucionalë dhe drejtorive komunale në zonat e prekura, për të parë nga afër gjendjen, për të koordinuar ndërhyrjet dhe për t’u ofruar mbështetje qytetarëve. Sipas tyre, komunikimi përmes rrjeteve sociale nuk mund të zëvendësojë vizitat në terren dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me familjet që janë përballur me dëme materiale.

Fundamenti

Po ashtu, kërkohet një mobilizim më i madh i mekanizmave komunalë për evidentimin e dëmeve, pastrimin e zonave të prekura dhe ofrimin e ndihmës për banorët që janë përballur me pasojat e motit të ligë. Banorët e disa fshatrave shprehen se presin reagim më të shpejtë, koordinim më të mirë institucional dhe një prani më të madhe të autoriteteve lokale në momentet kur mbështetja është më e nevojshme.

Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah rëndësinë e gatishmërisë institucionale dhe menaxhimit efikas të situatave emergjente. Qytetarët kërkojnë që institucionet komunale të jenë më pranë tyre në terren, duke ofruar zgjidhje konkrete dhe reagim të menjëhershëm për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.