United Hospital

Haliti: Qeveria e la Vitinë të vetme pas stuhisë – “Asnjë telefonatë, asnjë vizitë, asnjë mbështetje”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve qendrore, duke deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar interesim për komunën pas stuhisë së fuqishme që goditi rajonin dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në disa vendbanime.

Sipas Halitit, megjithëse stuhia e së martës shkaktoi dëmtime në kulmet e shtëpive, objekte publike, prona private dhe solli edhe raste të lëndimeve fizike, nga institucionet qendrore nuk ka pasur asnjë kontakt apo vizitë në terren.

“Askush nga institucionet qendrore nuk na ka thirrur dhe as nuk është interesuar për gjendjen në Viti. Kjo nuk është normale, sepse fatkeqësitë natyrore përballohen shumë më lehtë kur në mbështetje angazhohet edhe Qeveria,” u shpreh Haliti.

Ai theksoi se Komuna tashmë ka angazhuar ekipet profesionale për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve, por shtoi se përvoja e deritanishme nuk jep shumë shpresë sa i përket mbështetjes financiare nga niveli qendror.

“Ne po e bëjmë vlerësimin e dëmeve, por Qeveria deri më tani asnjëherë nuk është përgjigjur pozitivisht për kompensimin e tyre,” deklaroi kryetari i Vitisë.

Mobi Casa

Haliti vizitoi nga afër zonat më të goditura nga stuhia, përfshirë Pozheranin, Skifterajn dhe Sllatinën, ku u njoh me dëmet e shkaktuara në shtëpi, objekte shkollore dhe infrastrukturë, ndërsa koordinoi veprimet emergjente për tejkalimin e situatës.

Ai bëri të ditur se, pas përfundimit të procesit të vlerësimit, Komuna e Vitisë do t’i drejtohet zyrtarisht Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë për mbështetje financiare për familjet dhe subjektet e dëmtuara.

Në të njëjtën kohë, Haliti u bëri thirrje ministrive përgjegjëse që të vizitojnë komunat e prekura nga moti ekstrem dhe të ofrojnë mbështetjen institucionale të nevojshme, duke theksuar se menaxhimi i fatkeqësive natyrore është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha niveleve të pushtetit.

Ndërkohë, Komuna e Vitisë njofton se ekipet komunale vazhdojnë evidentimin e dëmeve në terren, ndërsa qytetarët janë ftuar të raportojnë çdo rast të dëmtimit, në mënyrë që procesi i vlerësimit dhe i mbështetjes të zhvillohet sa më shpejt dhe në mënyrë sa më efikase./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.