United Hospital

Huruglica kërkon investime strategjike për Gjilanin: Propozon përfshirjen e projekteve infrastrukturore në buxhetin e vitit 2027

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit, Haki Huruglica, i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të komunës, Alban Hyseni, me një kërkesë për përfshirjen e një sërë projektesh prioritare infrastrukturore në Buxhetin e Komunës së Gjilanit për vitin 2027, me synimin që ato të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Huruglicës, projektet e propozuara adresojnë nevoja të kahershme të banorëve të Kmetovcit, Malishevës së Poshtme, Malishevës së Epërme, Verbicës së Kmetovcit, Caparit, Dobërçanit, si dhe të qytetarëve të zonave të tjera të komunës, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik.

Në mesin e projekteve prioritare është ndërtimi i trotuarit dhe vendosja e ndriçimit publik përgjatë njërës anë të magjistrales së Bujanocit, nga Bunari i Përlepnicës, përmes Kmetovcit e deri në hyrje të Dobërçanit. Ky investim konsiderohet me rëndësi të veçantë për rritjen e sigurisë së këmbësorëve, nxënësve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

ARKATANA

Po ashtu, në kërkesën e tij përfshihet edhe rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit nga hyrja e Malishevës së Poshtme deri në Malishevën e Epërme, asfaltimi i rrugës që lidh Malishevën e Poshtme, Malishevën e Epërme, Verbicën e Kmetovcit dhe Mireshin, si dhe asfaltimi i aksit rrugor që lidh Caparin me Mireshin.

Huruglica ka propozuar gjithashtu asfaltimin dhe përmirësimin e rrugëve të tjera në fshatra dhe në qytetin e Gjilanit, veçanërisht në segmentet ku kërkohet qasje më e mirë për bizneset, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik lokal.

Ai vlerëson se realizimi i këtyre investimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, lidhjen më efikase të vendbanimeve, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e një infrastrukture moderne që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.