Mobi Casa

Konstituohet KPF në Gjilan, rekomandohet për Kuvend raporti i punës i kryetarit për vitin 2025

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Gjilan, nën udhëheqjen e Krenare Latifi-Kqikut, ka mbajtur takimin e parë, ku ka rekomanduar për Kuvend raportin e punës së kryetarit për vitin 2025, raportin e punës së kryetarit janar – qershor 2026, sikurse edhe raportin financiar janar – qershor 2026.

Në takimin konstituiv, KPF ka rekomanduar, po ashtu, edhe planin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave për Rajonin e Gjilanit dhe Ferizajt, rishqyrtimin dhe harmonizimin e vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa (kërkesë e MAPL-së), kërkesën nga Njësia e të Drejtave të Njeriut për themelimin e Komitetit për Barazi Gjinore e kërkesën për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për periudhën mars-qershor 2026.

Uji Dea

Po ashtu, KPF, në takimin e të martës, ka rekomanduar edhe propozim vendimin për emërimin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, propozim vendimin për emërimin e Komisionit për dhënien e titujve të nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve, propozim vendimin për emërimin e Komisionit për plotësimin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave si dhe për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave, propozim vendimin për emërimin e Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i komunës së Gjilanit dhe propozim vendimin për emërimin e Komisionit të përhershëm për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve.

Përndryshe, kryesuesja Latifi-Kqiku, ka bërë të ditur së shpejti do të mbahen dëgjimet buxhetore në fshatrat e Grykës së Karadakut, në Shillovë me komunitetin serb dhe i fundit në sallën e Kuvendit të Gjilanit, ku për orarin e mbajtjes qytetarët do të njoftohen me kohë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.