Eko Higjiena

Ka filluar me sukses fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës ka filluar më 11 korrik 2026, fillimisht me korrjen e sipërfaqeve të mbjella me elb, ndërsa nga 14 korriku 2026 ka nisur edhe korrja e grurit.

Këtë vit, fillimi i procesit është shtyrë për disa ditë krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të përmbajtjes më të lartë të lagështisë në kulturat bujqësore, sipas informatave të marra nga fermerët dhe kombajnerët.

Sipas planifikimeve, gjatë kësaj fushate pritet të korren:

  • 1,250 hektarë me grurë;
  • 70 hektarë me elb;
  • 100 hektarë me tërshërë;
  • 50 hektarë me tritikale.

Në proces janë angazhuar 29 autokombajna, të cilat paraprakisht kanë kaluar pranimin teknik dhe janë pajisur me lejet përkatëse nga Komisioni Komunal për Korrje-Shirje.
Deri më tani janë korrur:

FIDANISHTJA
  • 688 hektarë grurë (rreth 55% e sipërfaqes së planifikuar);
  • 66 hektarë elb (rreth 95% e sipërfaqes së planifikuar).

Komisioni Komunal për Korrje-Shirje është duke monitoruar nga afër ecurinë e procesit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë minimizimit të humbjeve gjatë korrjes, ruajtjes së rendit në terren dhe zbatimit të masave parandaluese kundër zjarreve.

Sipas të dhënave nga terreni, rendimentet e këtij viti konsiderohen të kënaqshme. Në disa parcela janë regjistruar rendimente mbi 4,000 kg/ha, ndërsa mesatarisht rendimentet sillen:

  • Gruri: 3,500–4,000 kg/ha;
  • Elbi: 3,000–3,500 kg/ha.

Megjithëse në disa zona ka pasur ndërprerje të përkohshme për shkak të reshjeve të shiut, kushtet klimatike në përgjithësi kanë qenë të favorshme për zhvillimin e fushatës.

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komisioni Komunal për Korrje-Shirje mbeten të përkushtuar në zbatimin e Rregullores Komunale për korrje-shirje dhe në mbështetjen e fermerëve, me synim që kjo fushatë të përfundojë me sukses dhe pa incidente.
Procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës është duke vazhduar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.