UBT

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Për Lëvizjen Vetëvendosje, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani nuk është kandidate konsensuale për presidenten e ardhshme të vendit.

Kështu ka deklaruar për Radio Dukagjinin, deputetja e zgjedhur e LVV-së, Arbërie Nagavci e cila është e bindur se Kosova ka kandidat të cilit do të ishin të denjët për këët pozitë..

“Është e qartë se çka nënkupton për një kandidat, kandidate konsensuale. Pra është diçka që duhet të jetë një person që nuk vjen nga skena aktuale politike. Ndërkohë, ne kemi rezultatin e zgjedhjeve të qershorit qytetarët e thanë fjalën e tyre për të gjithë kandidatët që morën pjesë në zgjedhje. Dhe unë mendoj se është mirë që të respektohet edhe vullneti i qytetarëve krahas përgjegjësive që neve na kanë besuar në zgjedhjet e fundit. Por, njëkohësisht konsideroj që zhvillimet e fundit që kanë ndodhur janë tregues që nuk ka një unitet në raport me kandidatin apo kandidaten konsensuale në këtë rast me zonjën Osmani. Kështu që konsideroj se ka akoma kohë edhe vend për diskutime në mënyrë që vendi t’i ofrohet një president, presidente konsensuale e krahas kohës edhe mundësisë unë jam e bindur se Kosova ka kandidat të cilët do të ishin të denjët për këtë pozitë të rëndësishme institucionale”, u shpreh Nagavci.

Sipas Nagavcit, Lëvizja Vetëvendosje ka emra konsensual për president/presidente të ardhshme të vendit, por ajo beson se emri i presidentit/presidentes duhet të dal nga negocimi me partinë që do të jenë pjesë e votimit.

Mobi Casa

“Gjithsesi se ka emra, por në këtë fazë në të cilën jemi kjo do të duhej të ishte një proces i një diskutimi neogcimi dhe një pajtueshmëri të plotë të deputetëve, partive gjegjësisht deputetëve të cilëve do të jenë pjesë e procesit të votimit”, theksoi ajo.

Ish-shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përsëritur se çështja e presidentit është përgjegjësi e të gjitha partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në mungesë të një marrëveshje politike për çështjen e presidentit Kosova shkoi në zgjedhjet të cilat u mbajnë më 7 qershor, ku e para doli Lëvizja Vetëvendosje./RadioDukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.