Përrallat se përqarjet në LDK i shkakton PDK-ja dhe Hashim Thaçi, janë përralla për ta fyer inteligjencën e LDK-së!
Nga Shefik Sadiku – Përqarjet brenda LDK-së kanë nxjerrë në shesh dy të vërteta absolute, për të cilat qytetarët edhe duhet të brengosen edhe kanë mundësi të lirohen nga fishkëllimat përçarëse të njerëzve që nuk ia duan të mirën vendit, por partive dhe individëve.
- E para, është tepër e dhimbshme nëse njerëzit tanë ndikohen nga propaganda se përqarjet në LDK, i nxit, i shkakton dhe i udhëheq PDK-ja dhe Hashim Thaçi !
Ata që i fryejnë kësaj përralle kanë një qëllim djallëzor dhe një frikë paranoike:
a. Qëllimi djallëzor është konstatimi, përmes kësaj legjende, se anëtarësia dhe simpatizantët e LDK-së, gjithnjë sipas këtij qëllimi, janë TABULA RASA, sepse çka u serviret, ata e besojnë!
PDK-ja i ka hallet e veta sa të LDK-së, Hashim Thaçi ndodhet në burg, prandaj as Partia( PDK), as Hashimi nuk e kanë as mundësinë, as luksin të merren me fatin e LDK-së!
Është e dhimbshme kjo përrallë nëse vërtetë ka ndonjë që i beson.
b. Pse frikë paranoike ? Nëse nuk është në pyetje qëllimi i lartëcekur, domosdo është frika e dikujt që mund t’ia prish matematikat e tij apo tyre imagjinare kthimi eventual i Hashimit nga atje. Asnjë justifikim për t’iu kthyer politikës, besoj, nuk e ka Hashimi, rrjedhimisht aq më pak mund të jetë brengë e tij se kush merr pozita në Kosovë! Ai mund të ketë një mision nga atje?! Si ta dëshmojë qëllimin fisnik të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga sundimi një shekullor i Serbisë, në kohën kur ai e përfaqësonte arsyeshmërinë politike të atij çlirimi.
Kush nuk e kupton se përqarjet brenda partive politike nuk janë rrjedhojë e dështimeve dhe interesave të grupeve apo individëve për qëllime të tyre, nuk merr vesh në rrjedhat shoqërore.
Kush nuk ndihmon sinqerisht në tejkalimin e përçarjeve brenda partive, nuk është i sigurtë edhe kur militon se është dashamir i prosperitetit të institucioneve legjitime.
Kush ka qëllime djallëzore për t’i paraqitur anëtarët e një partie si dele që nuk dinë çka hanë e çka pinë, është përçarës i qëllimshëm i stabilitetit politik të vendit.
Kush arrin ta mbjellë këtë përrallë në arën që e ka përgatitur, le ta mbjellë, sepse kështu dëshmonë aftësinë e tij dhe amullinë a tyre që u besojnë përrallave më leht se sa mendjes së vet.
Kush militon dhe pretendon gërditshëm se Kosova nuk po mundka pa këta liderët aktualë, nuk merr vesh as sa pula në telefon!


