Eko Higjiena

Hoti kritikon Qeverinë për koston e jetesës, e merr shembull kryeministrin e ri britanik: Duhet të ulen ngarkesat tatimore për familjet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për, siç ka thënë ai, mungesën e masave për zbutjen e kostos së jetesës, duke e krahasuar qasjen e saj me atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.

Hoti tha se kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ndër veprimet e para ka marrë vendim për uljen e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë, me synim lehtësimin e barrës për familjet, duke shtuar se masa të ngjashme janë zbatuar edhe nga disa qeveri të BE-së.

“Me qëllim të zvogëlimit të kostos së jetesës për familje, puna e parë që bëri Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ishte ulja e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë. Një masë e tillë është marrë më herët edhe nga disa qeveri të Bashkimit Evropian.”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Në Kosovë, “ndodh e kundërta”, tha Hoti.

“Jo që nuk janë ulur ngarkesat tatimore në faturat e energjisë, por energjia është shtrenjtuar disa herë. Edhe për naftën, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatori. Meqë TVSH-ja llogaritet mbi çmimin e produktit, sa më i lartë çmimi i naftës, aq më e lartë është edhe shuma e TVSH-së që paguan qytetari. Përmes vendosjes së çmimit maksimal ditor, Qeveria zyrtarisht e ka bartur tek konsumatori i fundit rritjen e çmimit të furnizimit të naftës”, shkroi ai.

Hidromorava

Problemi nuk mbaron këtu, sipas Hotit. “Mosveprimet e qeverisë sot lënë pasoja afatgjata në zhvillimin e gjithmbarshëm njerëzor në Kosovë”.

“Kur çmimet e të mirave elementare, siç janë energjia, rriten përtej trendit të zakonshëm dhe të pritshëm vjetor, zakonisht familjet i ulin shpenzimet në: arsim, shëndetësi, cilësinë e ushqimit, kulturë e rekreacion. Kjo mund të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata, sidomos për fëmijët dhe familjet me të ardhura të ulëta”, shkroi ai.

“Në situata të tilla është jetike roli i shtetit për të parandaluar uljen e konsumit të familjeve për të mira elementare. Një qeveri e përgjegjshme këtë e bën duke marrë përsipër një pjesë të rritjes së kostos së jetesës përmes uljes së ngarkesave tatimore për familje. Ulja e barrës tatimore sot është më e lirë për shtetin sesa kostoja që do të paguajmë nesër për familjet që sot detyrohen të heqin dorë nga shumë nevoja, duke e dëmtuar kështu zhvillimin afatgjatë të anëtarëve të tyre”, shtoi Hoti.

Ai thotë se qeverisja e mirë nuk matet vetëm me sa të hyra mbledh shteti, por me trendin e mirëqenies së qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.