Eko Higjiena

Zjarrfikësit e Vitisë në gatishmëri të plotë – intervenime të pandërprera pas stuhisë në Sllatinë e Poshtme dhe Pozheran

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një sërë operacionesh emergjente në fshatrat Sllatinë e Poshtme dhe Pozheran, pas dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë që përfshiu këtë pjesë të komunës.

Sipas komandantit të NJPZSH-së, Hetem Jakupi, ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në disa lokacione ku stuhia ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme materiale, përfshirë kulme të shtëpive, automjete të dëmtuara, shtylla elektrike të rrëzuara dhe pasoja të tjera që kanë rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Zjarrfikësit kanë punuar pa ndërprerje për të eliminuar rreziqet dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura, duke dëshmuar profesionalizëm, gatishmëri dhe përkushtim maksimal në menaxhimin e situatës.

ARKATANA

Kontribut të rëndësishëm në përballimin e pasojave të stuhisë kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët, me solidaritet dhe bashkëpunim, kanë mbështetur ekipet e emergjencës gjatë largimit të dëmeve dhe normalizimit të gjendjes në terren.

Në operacionet e koordinuara kanë qenë të angazhuara edhe Policia e Kosovës, ekipet e KEDS-it dhe KEK-ut, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca, si dhe Shefi i Sektorit të Emergjencave të Komunës së Vitisë, duke siguruar një reagim të shpejtë dhe të koordinuar institucional.

Sipas autoriteteve, intervenimet kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes me qëllim sanimin e plotë të dëmeve dhe rikthimin e sigurisë për qytetarët. Komandanti Hetem Jakupi ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët që kontribuuan në tejkalimin e situatës, duke theksuar se bashkëpunimi dhe solidariteti mbeten elementët kyç në menaxhimin e rasteve emergjente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.