ARKATANA

Mirëpritje e nivelit të lartë për artistët nga Kosova

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Arsim Halili – Dy artistët kosovar përkatësisht njëri nga komuna e Vitisë dhe tjetra nga komuna e Kamenicës, përkatësisht piktorët dhe profesorët, Mervan Mustafa dhe Blerta Hoti këtë vit duket se do ta mbyllin me shumë sukses vitin kalendarik 2016 në sfondin e tyre krijues me një numër aktivitetesh artistike përtej hapësirës shqiptare duke realizuar muaj më parë një qëndrim pune për disa javë në Colorado të SHBA.

Gjë për të cilën mediat amerikane e mirëpritën punën e tyre artistike, për çka edhe ballinat e gazetave mbuluan me kryetituj pjesëmarrjen e këtyre dy të rinjëve në token amerikane.

Natyrisht që këto ditë kur festat e nëntorit po afronin ata u gjenden në mesin e artistëve frankofon me ekspozitën e tyre. Përkatësisht më 26 nëntor në Galeri Art’Villamagna në Francë, është bërë hapja e ekspozitës të artistëve të Kosovës, me 40 vepra artistike që u prezantuan para artdashësve francezë dhe zviceranë. Puna e tyre u vlerësua nga kritiket e artit frankofon.

U shpreh një interesim për ta ndjekur dhe parë këtë ekspozite. Artistët e mirënjohur: Blerta Hoti dhe Mervan Mustafa, u prezantuan me konceptet e tyre “Përjetime Shpirtërore” dhe “Jeta në Kudarat”.

Mobi Casa

Koncepti ngërthen në vete si koncept dhe si trazim emocional shpirtëror të interpretuar nëpërmjet gjuhës se artit natyrshëm duke i perceptuar një varg ngjarjesh të cilat me patjetër u bënë pjesë e jetës sonë në raport me atë që përjetuam si popull.

Jeta në kuadrat konceptin që prezantoi para artdashësve francezë shpjegon se si njerëzit kanë jetuar nëpër izolime të ndryshme brenda një kuadrati të caktuar, liria e lëvizjes shprehja e mendimit të lirë padrejtësia ndaj njëri-tjetrit janë preokupim të artistit Mervan Mustafa që prezantoi në tablotë e tij.

Ndërsa Blerta Hoti vazhdon të mëshirohet me konceptin e jetës sociale të cilën përmes penelit të saj sikur synon të zbut dhembjet e shoqërisë kosovare . Ata që të dy po dëshmojnë se jeta artistike pavarësisht sfidave, arritjet dhe sukseset tyre janë evidente qoftë në atele, qoftë në punën e tyre si mësimdhënës. por edhe si bashkëshortë krahas profesionit të njëjtë dine të ndajnë të bukurën në jetë dhe në art./rajonipress/