Fundamenti

Kompleksi “Gjilani” merr oferta serioze nga Prevalla e Boga

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Selver Xhelili pronar i kompleksit Gjilani në Ksamil e Sarandë tani së fundit ka marrë oferta nga Prevalla e Boga për të menaxhuar sezonin dimëror edhe në këto pjesë të Kosovës. Xhelili i cili pati suksese rekorde në bregdetin shqiptar është ftuar nga afaristët e Prevallës dhe Bogajt që të udhëheq sezonin dimëror atje, por Xhelili kërkon prej tyre që kontrata të jetë e afatizuar deri në vitin 2020.

Kompleksi Gjilani ka pasur një sezon të suksesshme këtë vit në Saranda e Ksamil dhe ky sukses u ka ra në sy edhe afaristëve kosovar që menaxhojnë hotele e restorante në Prevallë e Bogë të Kosovës.

Selver Xhelili pronar i kompleksit Gjilani tha për rajonipress se këtë vit ka pasur më së shumti turist në bregdetin shqiptarë. “Ne ishim të përgatitur për klientët tanë kosovar dhe më gjer. Kishim shërbime cilësore, staf të mirë dhe pastërtia ishte në nivel që ndikuan që edhe pushuesit të ndahen tejet të kënaqur. Pastaj ishte ushqimi e pastërtia dhe sjelljet tona ndikuan që ne të jemi më të kërkuarit në bregdetin shqiptar” shprehet Xhelili.

Xhelili thotë se kishte në pronësi 6 hotele 2 plazha 4 restaurante 2 diskoteka dhe linja autobusi. “Kjo eskortë e jona bëri bujë dhe turistët nuk e kishin problem zgjedhjen, në veçanti turistët nga Kosova e Anamorava. Falë punës së palodhshme dhe sfidave që pata besoj që me sukses kam arritur të depërtoj në zemër të bregdetit shqiptar. Dhe duke parë këtë rezultat e sukses tani së fundit kam marrë dy oferta nga Prevalla e Boga”.

UBT

Xhelili tha se afaristët nga këto dy vende turistike dëshirojnë që kompleksi Gjilani të menaxhojë sezonin dimëror. Rreth kësaj oferte Xhelili shprehet: “Po kam marrë ofertat e dy pikave turistike në Kosovë, por ende nuk kam vendosur për arsye se kam disa kritere dhe si kusht i parë është që kontrata të jetë valide deri në vitin 2020 sepse Kompleksi Gjilani ka një kontratë shtetërore në Shqipëri për të vepruar deri në vitin 2020 dhe për ne është e interesit që edhe ofertuesit si Prevalla dhe Boga të plotësojnë kërkesat tona që kontrata të jetë deri më 2020”.

Po cili është interesi i kompleksit Gjilani që të depërtoj edhe në zonat turistike të Kosovës, Xhelili thotë.”Arsyeja pse kompleksi Gjilani dëshiron të jetë i pranishëm edhe në Kosovë lidhet me faktin se sezoni veror dhe dimëror do ishte një kombinim i mirë dhe kjo është arsyeja që kemi parashtruar edhe afatet kohore për tu menduar dyja palët. Sa i përket çmimit e kontratës veç jemi ra në ujdi, por puna e zgjatjes së kontratë mbetet ende diskutabile sepse ne insistojmë deri në vitin 2020 dhe nëse pranohet kjo kërkesë atëherë do jem i gatshëm t`i hy edhe kësaj sfide dhe do jetë e suksesshme dhe do jetë në interes të kompleksit e stafit dhe Prevallës ose Bogës sepse kemi biseduar me kompanitë shqiptare në Shqipëri të cilat janë të gatshme të sjellin një numër të madh të turizmit dimëror në Kosovë dhe do jenë nën ombrellën e kompleksit tonë”.

Xhelili është i bindur se kjo marrëveshje do jetë një interes i madh për Republikën e Kosovës dhe më gjerë, por tani topi është në anën e tyre dhe presim vendimin e tyre për zyrtarizim, nëse po do fillojmë përgatitjet dhe do fillojmë me afat rekord në marrjen e përgjegjësive tha Xhelili./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.