UBT

Fjala ime në Vlorë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Atdhe Geci

Në breg të detit jam ulur e vështrojë
përball kam Sazanin dhe Vlorën blu
sipërfaqja e ujit në det është e errët
por, ca drita yjesh thyhen nëpër valë

Fjala ime në Vlorë është dhe poetike
Vlora e flamurit po e merr veten e saj
lirshëm fryn era për lundrat dhe anijet
në dallgë të detit ka xixa yjesh e hënë

Mobi Casa

Në Vlorën poetike të shkrimtarëve të
saj, takova Prof. dr. Bardhosh Gaçen
Shkrimtarin Çlirim Hoxha, dhe Idajet
Jahën, dhe veprat e poetit, Fatos Arapi

Te hoteli ku jam ka një qershi të kuqe
një pjeshkë në pjekje, e pemë limoni
ajo pemë limoni i rri afër një hardhie,
se një shpirt trazirash zien në Vlorë…