Eko Higjiena

Policia e Gjilanit apelon: Festoni me zemër, jo me armë – siguria mbi gjithçka gjatë sezonit të ahengjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me shtimin e ahengjeve dhe festave familjare gjatë sezonit veror, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve që gëzimet t’i shënojnë në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Policia thekson se përdorimi i armëve të zjarrit në dasma dhe ahengje përbën vepër penale dhe paraqet rrezik serioz për sigurinë publike. Po ashtu, u bën apel qytetarëve që gjatë lëvizjes në kolona të respektojnë rregullat e trafikut, të mos bllokojnë rrugët dhe të mos ekspozohen jashtë dritareve apo çative të automjeteve, pasi veprime të tilla mund të shkaktojnë pasoja fatale.

Eco Higjiena

Njëkohësisht, autoritetet kërkojnë respektimin e qetësisë publike, duke u bërë thirrje organizatorëve të festave që të respektojnë kufizimet ligjore për zhurmën dhe muzikën gjatë orëve të vona të natës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon që qytetarët të festojnë me zemër, jo me armë, sepse çdo pakujdesi apo veprim i papërgjegjshëm mund t’i shndërrojë momentet e gëzimit në tragjedi. Siguria gjatë ahengjeve është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apelin e Policisë./rajonipress/