Fundamenti

Edon Zhegrova rikthehet në “St. Jakob-Park”, Baseli i kushton vëmendje ish-yllit të tij

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Klubi zviceran i Baselit i ka kushtuar një postim të veçantë yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, në prag të ndeshjes miqësore kundër Juventusit.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Baseli kujton rrugëtimin e Zhegrovës pas largimit nga klubi, duke theksuar suksesin e tij në Francë dhe transferimin te gjiganti italian, shkruan Indeksonline

FIDANISHTJA

“Pas periudhës së suksesshme te FC Basel, rruga e Edon Zhegrovës vazhdoi te Lille, ku në 107 ndeshje zyrtare shënoi 26 gola dhe dhuroi 18 asistime. Verën e kaluar ai u transferua te Juventusi. Në ndeshjen miqësore të së shtunës në ‘St. Jakob-Park’, reprezentuesi i Kosovës pritet të rikthehet për herë të parë si kundërshtar në stadiumin ku shkëlqeu.”

Ndeshja do të shënojë rikthimin e parë të Edon Zhegrovës në “St. Jakob-Park” si futbollist i skuadrës italiane, aty ku ai la gjurmë para se të transferohej te Lille dhe më pas te Juventusi./Indeksonline/