Hidromorava

Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

42-vjeçari shqiptar vdiq në vendngjarje pasi motoçikleta e tij u përplas me një veturë në provincën e Trentos.

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e Trentos, në Itali, transmeton albinfo.ch.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio.

Sipas mediave italiane, Domi po drejtonte motoçikletën e tij të tipit Yamaha R1, kur u përplas ballë për ballë me një veturë Renault Clio, e drejtuar nga një 67-vjeçare nga Bezzecca. Dyshohet se aksidenti ndodhi në momentin kur drejtuesja e veturës po tentonte të kthehej në rrugë.

Mobi Casa

Ngjarja u bë edhe më tragjike pasi rreth 100 metra pas 42-vjeçarit po udhëtonte partnerja e tij, gjithashtu me motoçikletë, e cila ishte dëshmitare e aksidentit fatal.

Për shkak të plagëve të rënda, Renis Domi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, drejtuesja e veturës u transportua në Spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.ch/shqiptari-humb-jeten-ne-nje-aksident-tragjik-me-motociklete-ne-itali