Dyshohet për dhunim në Gjilan, viktima dërgohet në QKUK për ekzaminime mjekësore
Gjilan – Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të dhunimit, i cili është raportuar më 14 korrik 2026, rreth orës 14:00, në Gjilan.
Sipas raportit policor, pas pranimit të informacionit, njësitet kompetente kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa viktima, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, të cilat pritet të sqarojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes./rajonipress/


