UBT i pari me numrin më të madh të programeve të akredituara në sektorin privat
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar listën zyrtare të programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027, duke konfirmuar programet që kanë kaluar me sukses procesin e akreditimit institucional dhe programor sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Sipas listës së publikuar nga AKA, UBT prin në sektorin privat me numrin më të madh të programeve të akredituara, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e institucionit ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm dhe ofrimit të programeve bashkëkohore që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.
Ky rezultat e forcon pozitën e UBT-së si institucioni privat lider i arsimit të lartë në Kosovë, me një gamë të gjerë programesh studimi në fusha të ndryshme, të cilat plotësojnë standardet e kërkuara të cilësisë dhe u ofrojnë studentëve mundësi për arsimim konkurrues dhe zhvillim profesional.
Publikimi i listës zyrtare nga AKA u shërben maturantëve, studentëve dhe publikut si referencë e besueshme për zgjedhjen e programeve të studimit të akredituara për vitin akademik 2026/2027.
Lista e plotë e programeve të akredituara për vitin akademik 2026/2027 mund të gjendet në këtë link: LINKU


