Eko Higjiena

Lutf Haziri në Bruksel për rikthimin e Gjilanit në mikroregjionin europian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vizitën e tij në Bruksel, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot takime me nënkryetarin e Brukselit, Ahmed El Ktibi, me sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Europës, Jiri Burianek dhe përfaqësues të Departamentit për Zgjerim dhe atij për Bujqësi dhe zhvillim rural.

Në takimin me nënkryetarin e Brukselit është biseduar për rikthimin e Gjilanit në mikroregjionin europian, bashkëpunimi me qytetin e Brukselit në fushën e ambientit, efiçiencës së energjisë dhe urbanizimit.

Ndërkaq, në takimin me sekretarin gjeneral të Komitetit të regjioneve të Europës, Jiri Burianek, dhe kryetarit Haziri është folur për bashkëpunimin ndërkomunal GJPKT (mikroregjioni europian), infrastrukturën e përbashkët ndërkomunale dhe ndërkufitare.

Ndërkohë, kryetari Haziri ka biseduar me përfaqësues të Departamentit për Zgjerim për raportin e progresit dhe rolin e komunave të përmirësimin e standardeve.

ARKATANA

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar edhe përfaqësuesin e Departamentit për Bujqësi dhe rural, John A. Clark, me të cilin ka diskutuar për rolin e komunave në zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Gjilani si qendër regjionale mund të bëhet promotor i zhvillimit ndërkomunal për bujqësi dhe zhvillim rural”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Kryetari Haziri pritet të ketë edhe takime tjera të rëndësishme në Bruksel, për zhvillimin e Komunës së Gjilanit në shumë fusha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.