Eko Higjiena

Zjarrfikësit e Vitisë dhe KFOR-i Amerikan thellojnë bashkëpunimin, paralajmërohet ushtrim i përbashkët për menaxhimin e emergjencave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, Hetem Jakupi, ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të KFOR-it Amerikan dhe zjarrfikësve të kampit Bondsteel, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e menaxhimit të situatave emergjente.

Takimi u mbajt më 9 korrik 2026, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i një trajnimi dhe ushtrimi të përbashkët praktik, shkëmbimi i përvojave profesionale, si dhe avancimi i koordinimit operacional ndërmjet ekipeve të reagimit.

Gjatë takimit u shqyrtua edhe mundësia e ofrimit të mbështetjes ajrore nga KFOR-i Amerikan në rastet kur situatat emergjente kërkojnë angazhim shtesë, me synim rritjen e efikasitetit të operacioneve të shpëtimit dhe shuarjes së zjarreve.

FIDANISHTJA

Sipas komandantit Hetem Jakupi, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një element i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të zjarrfikësve dhe në përmirësimin e gatishmërisë për t’u përballur me situata të ndryshme emergjente.

Palët u dakorduan që në ditët në vijim të organizojnë një ushtrim të përbashkët në terren, i cili do të shërbejë për testimin e koordinimit, komunikimit dhe procedurave operative ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse. Ky aktivitet synon të rrisë gatishmërinë, shpejtësinë e reagimit dhe sigurinë gjatë ndërhyrjeve në raste zjarresh dhe emergjencash të tjera./rajonipress/